E rëndë në Vlorë, punonjësi goditet nga skrepi gjatë punës, humb jetën

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në Vlorë.

Ai ka qenë duke punuar në një kantierë ndërtimi në zonën e njohur si Kalaja në Ujin e Ftohtë në Vlorë, ku është goditur nga skrepi.

Janë ende të paqarta rrethana e ngjarjes tragjike se si ka ndodhur, por mendohet se skrepi që ishte duke gërmuar në zonë, ka goditur punonjësin, duke i marrë jetën.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të saj.

Loading...