E rëndë! Nuk donte të shkonte në punë, babai vret djalin me pushkë

Një krim brenda familjes ka ndodhur në Turqi, ku një 72-vjeçar ka vrarë me armë zjarri djalin e tij 36 vjeç.

Sipas mediave turke thuhet se shkak për këtë ngjarje është bërë refuzimi i të riut për të shkuar të punonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Bayrakli” të Izmirit, ku 72-vjeçari A.K., duke u grindur me djalin e tij, e qëlloi dhe e vrau atë me pushkë.

Viktima, 36-vjeçari i identifikuar si Hasan Hüseyin Kaya, është përcjellë në morgun e qytetit për kryerjen e ekspertizës, ndërsa autori është arrestuar nga policia dhe akuzohet për “vrasje me paramendim”.

Loading...