E rëndë/ Nusja rreh vjehrrën dhe kthehet në makth për gjithë fshatin

Jo vetëm për shtëpinë, por edhe për fshatin.

Nusja e shtëpisë kthehet jo vetëm në tmerrin e vjehrrës, por edhe të të gjithë fshatit. Në Fiks Fare u

ankuan banorët e fshatit Poshnje në Dimal të cilët thanë se nëna e katër fëmijëve bashkë me të shoqin, fyen, kërcënon dhe dhunon gjithë lagjen, për më tepër vjehrrën e saj 78 vjeçare.

Madje përveç ofendimeve nga më të ndyrat situata ka agravuar edhe në konfliktime fizike. Banorët e Poshnjes tregojnë se mjafton të kalojnë në rrugë apo të dalin në oborr të shtëpisë dhe drejt tyre vërshojnë ‘lumë’ ofendimesh nga çifti Shuli. Të gjitha këto konflikte dhe ofendime sipas banorëve janë pa asnjë shkak. Një e moshuar me lot në sy tregon se si dhunohet e ofendohet plaka 78 vjeçe e më pas tregon konfliktin që dhe djali i saj ka patur me nusen e shtëpisë.

Por gjendja ka agravuar me nusen tjetër të familjes e cila i del në mbrojtje vjehrrës, por që ë shtë goditur me thikë nga kunati i saj. ” Nuk e denoncova se nuk e kisha burrin këtu dhe do më thoshte pse ma fute vëllain në burg” tregon ajo. Banorët tregojnë se e kanë raportuar disa herë rastin në polici, por që dëri më sot nuk është marrë asnjë masë.

Ndërsa e moshuara 78 vjeçarja Alije Shuli tregon se edhe pse e ndarë nga djali dhe nusja, jetojnë në të njëjtën çati ku e moshuara ka dhomën e vet. Ajo aty gatuan e jeton ” nuk u kam rënë kurr në qaf” shprehet ajo. Tregon se më shumë rri e mbyllur në dhomën e saj, pasi ka frikë se nusja mund ta helmojë. Ajo pohon se kjo e fundit mëson fëmijët se si ta gjuajnë me gur, ndërsa vetë nusja bashkë me djalin nuk e kanë kursyer dhunën fizike kundrejt saj. Në një audio të dhënë nga emisioni Fiks Fare nëna me një ton të lartë dhe një fjalor aspak normal për fëmijë nën moshën 8 vjeç, i mëson ata sesi ta gjuajnë gjyshen e tyre dhe të gjithë banorët e tjerë me gurë në kokë. ” Të merrni një gur , e të godisni në shenjë mu në kokë, t’ja çani kokën. Ua kam dhënë lejen, se nuk me rr… lesht për këto lavire e prostituta” u shprehet ajo fëmijëve minorenë. Ndërkohë në fund po fëmijëve nëna u pohon se do ta helmoj gjyshen e tyre.

Fiksi kërkoi edhe një prononcim nga nusja, Zabina Shuli, e cila pohon se vjehrra e saj i rreh fëmijët dhe ky ka qenë shkaku i zënies së tyre, por mohon kategorikisht të ketë ushtruar dhunë fizike mbi të dhe as burri i saj. Ndërsa pyetjes së gazetarës po me banorët e fshatit për çfarë konfliktohet, e reja përgjigjet se e kanë ngacmuar ata të parët ” kruhen vetë”. Ajo me gjakftohtësi shprehet se nesë vjehrra i prek fëmijët e saj me dorë ajo nuk do e lejojë kurr një gjë të tillë” nesë ajo i godet , unë nuk do mbaj sehir” shprehet Zabina. Më pas e pyetur për kërcënimin e helmimit të vjehrrës e reja përgjigjet “Nuk i ndyej duart me të unë”.

Fiks Fare u interesua edhe pranë Shërbimit Social në Bashkinë Dimal, ku përgjegjësja e Nerita Heqimi mohon kategorikisht dijeninë për dhunë ndaj 78 vjeçares. “Ne jemi në dijeni për gjedjen e keqe ekonomike të familjes Shuli dhe e trajtojmë me ndihmë sociale , plus kemi dhënë edhe ndihma të tjera për ta. Por për ushtrim dhune nuk jemi në dijeni dhe plaka ditën që kemi vajtur si zemra e çdo nëne na ka kërkuar ta ndihmojmë me çfarë të mundemi familjen e djalit të saj”.

Ajo shpjegon se nëse ka rast dhune referohet në polici e më pas shërbimi sociale ndërhyn. Sëbashku me gazetarët e Fiksit përgjegjësja Heqimi i drejtohen komisariatit ku mësojnë se aty është edhe 78 vjeçarja . Kjo e fundit është shoqëruar nga specialist i policisë së zonës pas shkuarjes së Fiksit. Vetë shefi i policisë mohon të ketë pasur denoncime për këtë familje, por e ndërpret SPZ i cili pohon se kanë pasur konflikte , por janë zgjidhur pa u agravuar situata. Pasi e moshuara bën deklaratën në polici është vetë shefi i policisë që zotohet se do të shoqërohen në komisariat edhe nisja me djalin.

E pyetur nga ana e Fiksit se cila do jetë zgjidhje për këtë 78 vjeçare, përgjegjësja e Shërbimit Social Dimal shpjegoi se procëdura që ndiqet në këto raste do jetë ezaurimi me fëmijët e tjerë nesë duan ta mbajnë nënën, në të kundërt do marrë masa shërbimi social për strehimin e 78 vjeçares.

Nëna mëson fëmijët t’i gjuajnë me gurë gjyshes dhe komshinjve

Nëna- Sa herë të kam thënë , po më rr… l… mua kushdo qoftë këtu. Për cfarë nuk e qëllove t’i çaje trutë?Pse e lejove dhe kaq? Sa hërë të kam dhënë lejë që njeri po të preku me gojë , shanci më me dorë nuk do jetë me ato prostituta, që i gjithë fshat prostitutash është këtu. Pse nuk i qëllove ti t’i çaje kokën? Pse nuk i çuat të dyja me plisa guri t’i çaje kokën? Pse? Pse e lejon veten me atë që të qëllon kur unë nuk jam në shtëpi?

Moj më rr…. l… nëna mua edhe kushdo qoftë mbas nënës. Unë të kam dhënë leje, këto lavire, këto kurva , këto prostituta, këto që i ka të gjitha ndryrësirat mbi kurriz, pse nuk i çave kokën? Ty ta kam dhënë lejen, nga unë e ke rrugën e hapur ta dëgjojë një botë e gjithë. Apo të vras ty unë për këto kurvat e lagjes që ma rr… lart e poshtë mua këto, ma rr… lartë e poshtë se nuk rrah kalamaqët për këto kurvat e lagjes.

Të kam porositur njëmijë herë kush prostitutë nga këto të lagjes t’u preki me dorë e merrni në shenjë e t’i qëlloni mu në kokë , t’i çani kokën!Sa herë të iki unë një llaf i vogël të dëgjohet do marrësh një plis kaq, do ta vësh me shenjë dhe do t’i biesh. Do ta kapësh në kokë po ma hanë p… këto mua se janë lavire të gjitha. DO T’I MARR HELM, DO TA HELMOJ!

Loading...