Një grua është arrestuar në Brazil si e dyshuar se ka vrarë bashkëshortin e saj e më pas ka prerë e ka skuqur penisin e tij.
33 vjeçarja Dayane Cristina Rodrigues Machado, u arrestua në qytetin brazilian të Sao Goncalo në fillim të javës.
Policia ishte thirrur në zonën Santa Catarina nga banorë të shqetësuar për zhurmat, ku kishte gjetur trupin e pajetë të Andre, të zhveshur e të gjymtuar.
E rëndë, pas vrasjes, gruaja pret organin mashkullor të
Mediat vendase thonë se gruaja e tij akuzohet se ka prerë penisin e burrit të vdekur dhe më pas e ka gatuar në një tigan me vaj soje, rreth orës 4 të mëngjesit.
Ajo është akuzuar tashmë me vrasje dhe gjymtim të trupit të kufomës, teksa policia sekuestroi nga skena e krimit një thikë që besohet se është përdorur për aktin.
Çifti ishin bashkë prej 10 vitesh por ishin ndarë dy vitet e fundit, kur dhe marrëdhënia e tyre ishte kthyer në një lidhje me ndërprerje e ribashkime.
Çifti kishin një djalë 8 vjeçar dhe një vajzë 5 vjeçare, si dhe menaxhonin një piceri se bashku.
Raportimet vendase thonin se çifti kishin dalë së bashku në një bar natën e krimit, ku kishin debatuar ashpër.