E rëndë/ Po hante picë, i riu mbytet për vdekje, e gjithë skena në sy të prindërve

Një i ri kinez ka humbur jetën ditën e djesme në Itali, pasi është mbytur teksa kosumonte picë.

Corriere shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Aquino, pranë Romës. E gjithë skena ndodhi nën sytë e prindërve të viktimës që nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar nga vdekja.

Ai as nuk mund të fliste ndërsa prindërit e tij thirrën në alarm 118. Gjithë faji i një kafshate që në vend që të kalonte ezofagun kishte hyrë në trake duke e penguar atë të marrë frymë.

Loading...