E rëndë/ Shoferi 20-vjeçar përplas me makinë të miturin

Dy aksidente me të plagosur kanë ndodhur në orët e fundit në kryeqytet.

Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një fëmijë të mitur, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në spital.

Ndërkohë një tjetër automjet, me disa të lënduar është shënuar në Tiranë.

Shoferi i mjetit humbi kontrollin mbi drejtimin e makinës dhe doli nga rruga, duke u plagosur vetë bashkë me pasagjerët që udhëtonin me të.

Njoftimi
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 11-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

– E. A., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Loading...