Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në një fshat në Evian Veriore në Greqi, ku dyshohet se një e moshuar është dhunuar nga një 40-vjeçar shqiptar.
Më konkretisht, sipas informacioneve të eviathema.gr, mbrëmjen e së hënës vonë, autori 40-vjeçar me origjinë shqiptare dyshohet se ka hyrë në shtëpinë e 66-vjeçares dhe e ka dhunuar dy herë brenda një kohe të shkurtër, ndërsa pak më vonë iku në drejtim të paditur.
Viktima ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje ku ka gjetur gruan në gjendje të rëndë, duke e dërguar më pas në Qendrën Shëndetësore.
Disa orë më vonë, shqiptari u gjet dhe u arrestua ndërsa mëngjesin e së martës u dërgua në Drejtorinë e Policisë Evia në Halkidë.