Një punëtor shqiptar ka rënë nga çatia e një ofiçine ku po kryente disa punime.
Mësohet se 56-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e dëmtimeve të rënda
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 9:30 në Prato, pranë Firences, ku policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. .
Sipas mediave fqinje, viktima po zëvendësonte disa tjegulla në kapanonin e ofiçinës kur shkeli mbi një dritare dhe u rrëzua.
Drejtuesi i ofiçinës dha menjëherë alarmin dhe njoftoi urgjencën, por dëmtimet e marra ishin shumë të rënda dhe fatale për punëtorin.
Loading...