Një 39-vjeçare është plagosur rëndë nga ish i dashur i saj në Vjenë, mbrëmjen e së premtes.
Burri, me origjinë nga Kosova, ka pikasur ish-partneren para shtëpisë së saj dhe e ka goditur me thikë, njoftoi policia të shtunën.
39-vjeçarja ka marrë plagë të shumta në shpinë dhe shpatull.
Ishte një kalimtar i rastësishëm ai që njoftoi policinë.
Jeta e saj nuk është në rrezik, siç bëjnë me dije mediet gjermane.
Burri, po 39-vjeç ka refuzuar të dëshmojë para hetuesve.
Ai akuzohet për tentativë vrasjeje.
Loading...