Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një qendër emigrantësh në Britannë e Madhe.
Sipas mediave britanike, një burrë ende i paidentifikuar ka sulmuar me molotov qendrën e emigrantëve para se të kryente vetëvrasje.
Dëshmitarët okularë thanë se autori mbërriti në qendrën në Dover me një makinë sportive tip “Sea” të bardhë.
Ai doli nga makina dhe hodhi tre bomba benzine, por vetëm dy mësohet të kenë shpërthyer. Pas sulmit autori është vetëvarur në një shtyllë metalike, ku dhe ka humbur jetën.
Dhjetra makina policie dhe zjarrfikëse janë parë në vendngjarje, ndërsa deri tani është e paqartë nëse ka të lënduar. Gjithashtu motivi i aktit të rëndë është ende i paqartë.
Loading...