E  rëndë/ U hodh nga dritarja e spitalit, ndërron jetë pacienti

Një person ka ndërruar jetë pasi u hodh nga dritarja e klinikës së QKUK-së në Prishtinë. Për shkak të plagëve të marra pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.”, njofton SHSKUK.

Loading...