E rëndë/ Vetëvritet 59-vjeçari në banesën e tij, jetonte i vetëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në qytetin e Durrësit, ku një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë në banesën e tij.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.4, Durrës, në katin e 3-të, të një pallati, në banesën e tij, dyshohet se është vetvrarë shtetasi E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Loading...