E rëndë, vetëvritet aksidentalisht me çifte12-vjeçarja

Një 12-vjeçare ka humbur jetën pasi është vetëvrarë në mënyrë aksidentale me armë gjahu në banesën e saj. E mitura është vetëplagosur fillimisht me armë gjahu çifte, por ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës, duke mos i mbijetuar dot plagëve të marra.
Ngjarja ka ndodhur në orën 16:05 në banesën e të miturës, e cila është vetëvrarë në mënyrë aksidentale. Fillimisht e mitura E. Gj., 12 vjeçe, banuese ne fshatin Baks Rrjoll të Velipojës, morri plagë të rënda dhe u dërguar me urgjencë në spital, por që nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të shkaktuara nga çiftja.

Policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë.

Loading...