E rëndë/ Vritet me thikë shqiptari në Spanjë,detaje

Një shqiptar është vrarë me thikë në Spanjë. Mediat spanjolle raportojnë se i riu, rreth 30 vjeç, u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të Gironas me një plagë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Kur është gjetur nga stafi mjekësor para spitalit,

ai nuk ka pasur asnjë dokument.

Identifikimi i tij u bë i mundur pasi policia gjeti targën e makinës me të cilën mbërriti në spital. Pamjet nga kamerat e sigurisë pranë spitalit bënë të mundur zbulimin e targës dhe identifikimin e pronarit të mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, banues në jug të Kosta Bravës.

Autoritetet tani po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të jetës për të zbuluar se kush e vrau.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit të së dielës, kur një automjet ka ndaluar në derën e emergjencës së spitalit. Një infermiere dhe një mjek nga shërbimi ndihmuan për të nxjerrë burrin nga makina.

Më pas, makina u largua shpejt nga vendi.

Loading...