Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Korçë, në rrethana të dyshimta.
Telha Kelo nga fshati Pojan ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm për shkaqe të cilat ende nuk dihen ose të paktën familjarët pretendojnë kështu.
Babai i dy fëmijëve ka qenë i shtruar në spitalin e Korçës para dy ditëve nga ku mjekët nuk kanë hasur ndonjë problem përveçse dhimbje koke dhe barku.
Familjarët thonë se 58-vjeçari po kurohej prej dy ditësh nga tëmthi, ndërkohë që kanë kërkuar ta transferojnë në spitalin e Tiranës.
Trupi i Telha Kelos ndodhet në morg që prej orës 08:00 nga ku pritet të kryhen ekspertiza mjekoligjore. Ndërkohë me këtë çështje po merret Oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë Korçë.
Loading...