Morëm informacionin e duhur në të gjithë takimet që zhvilluam dhe do ta japim opinion tonë më 11 tetor.” – deklaroi para pak minutash duke dalë nga mbledhja, Kaarlo Tuori, kryetari i delegacionit të Komisionit të Venecias, ardhur në Shqipëri në kuadrin e misionit faktmbledhës për Dekretin e Presidentit Ilir Meta, që anulonte zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kaarlo Tuori tha se kanë mbetur të kënaqur nga të gjitha takimet që kanë zhvilluar.
Kujtojmë se ata janë takuar me kreun e shtetit, Ilir Metën; Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin; përfaqësuesit e opozitës së re në Kuvend, përfaqësuesit e PD-së dhe LSI –së jashtë Kuvendit për të krijuar mendimin e tyre në e ka shkelur apo jo Presidenti Ilir Meta Kushtetutën me shfuqizimin e zgjedhjeve vendore të qershorit.