Tave me patate dhe qumesht.
Perberesit :
5 patate mesatare
dy gota e gjysme qumesht.
nje luge gjele gjalp
nje kokerr veze
1 filxhan kafeje me djathe kackavall te grire
dy luge miell
piper te zi
krip
rozmarine
pese thelping hudhra
arre muska
(Sasia e perberesve te mesiperm duhet te jete ne varesi te sasise qe doni te pergatisni.)
Pergatitja :
Hedhim qumeshtin ne nje tenxhere te vogel ose tigan te thelle.
Ne te do te hedhim gjalpin dhe arren muskat. Keshtu e leme qe te shkrije gjalpi plotesisht.
Mbasi i kemi prere feta feta patatet, i hedhin ne qumeshtin e ngrohur. Aty shtojme me pas gjithashtu edhe hudhrat. Pastaj rozmarinen, kripen dhe piperin e zi.
I leme per te ziere bashke me qumeshtin ne nje temperature mesatare per 15 minuta.
Si te gatuajme tave me patate dhe qumesht. Receta gatimi.
Me pas do ta heqim nga zjarri dhe vetem patatet do ti shtrojme ne taven qe edhe do ta pjekim.
Qumeshtin qe kemi ne tenxhere do ta perziejme me vezen dhe djathin kackavall.
Marrim rrahim vezen dhe ne te do te hedhim miellin e tretur me uje dhe djathin kackavall te grire.
Ja hedhim kete mase qe pergatitem qumeshtit dhe me pas e hedhim mbi patatet. E fusim ne furre ne temperature 200-220 grade.
(Kjo varet nga soba juaj). Nderkohe e leme per 30-35 minuta ku edhe ka marre ngjyren e pjekjes. Me pas e nxirni nga furra dhe eshte gati per tu servirur.
Kaq thjesht dhe shpejt receta e gatimit tave me patate dhe qumesht eshte gati!