E tmerrshme! Shqiptarja vret fëmijën e saj dy-vjeçar, detaje

Një 32 vjeçare shqiptare është vendosur në pranga nga policia spanjolle pasi akuzohet se ka vrarë djalin e saj 2 vjeçar. Fillimisht shqiptarja kishte telefonuar në numrin e emergjencës se fëmija i saj ishte rrëzuar aksidentalisht në shtëpi, por më pas u vërtetua se nëna 32 vjeçare ka ushtruar dhunë derisa 2-vjeçari ka ndërruar jetë.
Sipas hetimeve dhe autopsia tregoi se 2-vjeçari kishte disa mavijosje që nuk përputheshin me versionin e nënës. Ndërkaq, fëmija tjetër, vëllai i tij binjak është shtruar gjithashtu në spital pasi ka pasur mavijosje në të gjithë trupin e tij, të ngjashme me ato të 2 vjeçarit. Ajo u arrestua dhe më pas është lënë në burg, ku ka tentuar edhe të vetëvritej.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar kur gruaja thirri shërbimet e urgjencës duke kërkuar një ambulancë për të ndihmuar djalin e saj, i cili me sa duket ishte pa ndjenja në atë kohë për shkak të një goditjeje të fortë të shkaktuar aksidentalisht teksa luante. Në atë moment u siguruan që në shtëpi ndodhej edhe vëllai i tij binjak, një i mitur, i cili, si në rastin e të ndjerit, kishte disa mavijosje që tregonin për keqtrajtim nga e ëma, e cila jetonte e vetme me ta.

Djali 2 vjeçar u dërgua në spitalin e Alicante-s, ku u kryen analizat radiodiagnostike që vërtetuan se për shkak të llojit të dëmtimeve të pësuara, veçanërisht frakturave, nuk bëhej fjalë për një aksident, por për vrasje.

Loading...