E tradhtoi bashkëshorten me nënën e kolegut të tij, çifti i njohur shkon drejt ndarjes

Sot dhe dje u përfol shumë në rrjetet sociale për një krizë të mundshme të lidhjes në mes të futbollistit Gerard Pique dhe këngëtares Shakira.
Madje, u tha se mbrojtësi spanjoll e ka tradhtuar këngëtaren kolumbiane, e cila e ka kuptuar këtë.

E sot, mediat spanjolle kanë shkuar edhe më larg, duke e zbuluar një lajm shokues.

Sipas tyre, Pique e ka tradhtuar të dashurën e tij, me të cilën është në lidhje qe 12 vjet dhe me të cilën i ka dy fëmijë, me nënën e bashkëlojtarit të tij, Gavi.

Gjithashtu, bëhet e ditur se super-talenti i Barçës, Gavi nuk ka qenë në dijeni për këtë tradhti.

Sipas zhvillimeve të fundit, Pique i ka thënë Shakiras se është i pafajshëm, ndërsa çifti është ndarë përkohësisht pasi po jetojnë në vendbanime të ndryshme.

Ndërkohë, mediat spanjolle kanë shkruar se nëna e Gavit mund të mos ketë qenë arsyeja e ndarjes së çiftit, por një bionde 20 vjeçare, e cila punonte si mikpritëse në evente.

Këto media ndër të tjera kanë zbuluar se Shakira kishte shkuar në Ibiza dy herë muajin e kaluar me fëmijët e saj dhe me miqtë, por Pique nuk ka qenë me ta.

Pra, krisja në mes të çiftit mund të ketë ndodhur në muajin maj.

Në rast se vërtet ka ndodhur që Pique e ka tradhtuar Shakiran me nënën e futbollistit 17 vjeçar, do të plaste një skandal i madh tek Barcelona.

Për momentin nuk ka asgjë të konfirmuar dhe të gjitha këto mbesin veç spekulime.

Loading...