E ‘tradhtuan nervat’, policia italiane i gjen kokainë shqiptarit në makinë

Guardia di Finanza e Torinos ka arrestuar një 32-vjeçar shqiptar pasi gjatë kontrollit në makinë kanë sekuestruar 6 kilogramë kokainëShqiptari, me vendbanim në Torino, është ndaluar për kontroll në afërsi të zonës së quajtur Corso Moncalieri. Policia fillimisht e kishte ndaluar atë për një kontroll rutinë, por sjellja nervoze e shqiptarit, ka bërë që ata të angazhohen në një kontroll të detajuar.
Pakot janë gjetur të fshehura me një qese, në të cilën ishte stampuar logo e një marke tepër të njohur.

Sipas autoriteteve, nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte rreth 500 mijë euro.Tashmë raportohet se 32-vjeçari është arrestuar nga policia dhe për fatin e tij, pritet të vendosë gjykata.

Loading...