Martesa është ngjarja më e shënuar në jetën e njeriut. Ajo festohet mes njerezve të dashur, familjes, të afërmëve, por jo të gjithë e kanë këtë fat.
Pavarësisht se të rritur jetime, pa prindër, një vajzë nga fshati SOS në Kosovë është martuar me dasëm, dhe familje I është bërë I gjithë fshati SOS.
“E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë…”-shkruhet në postimin prekës të fondacionit që është shndërruar në një familje për fëmijët që jetojnë aty.
Postimi i plotë:
SOS Fshati i Fëmijëve është familja më e madhe në Kosovë dhe për këtë, Ne stafi, jemi shumë krenarë dhe e ruajmë këtë titull me shumë xhelozi. Të premten kishim festë në SOS Fshat.
Përcollëm njërën nga vajzat tona. Ajo erdhi te ne si e vogël me motrat e vëllaun dhe tani u rrit e u bë për martesë. E si ndryshe ta përcjellim vajzën tonë, veq se me të gjitha adetet e ritet që një familje organizon për fëmiun e saj.
Ishte ditë me shumë emocione, lumturi e dashuri, por para së gjithash krenari që përcjellnim vajzën për një jetë të re bashkëshortore.
Si gjithmonë, i gjithë stafi i SOS Fshatit ishin shumë solidarë dhe të gatshëm për të organizuar një festë ashtu siq i ka hije një familje të madhe si SOS Fshati.
Një falenderim i madh të gjithëve për përkushtimin dhe dhuratat që i përgaditën për vajzën tonë…Paqin fat e ju priftë e mbara! /Lajmifundit.al