Një alpinist dhe skiator ekstrem i njohur nga Gjermania, është gjetur dje fatkeqësisht i vdekur në malin e tretë më të lartë të botës në Himalaje,
pesë ditë pasi ishin ndërprerë kontaktet me të.
Trupi i Luis Stitzinger u zbulua dje në majën Kanchenjunga në lartësinë 8,400 metres, njoftonte për rrjetin Himalayan Times kreu i kompanisë së tij Sherpa, organizatore e ngjitjeve alpiniste.
54 vjeçari Stitzinger, ishte bërë i njohur në skenën e sporteve të ngjitjes edhe me zbritjet e spektakolare me ski.
Ai raportohet se kishte arritur majën Kanchenjunga pa bombula shtesë oksigjeni apo ndihmën e guidave lokale.
Loading...