E trishtë, humb jetën 21-vjeçarja jetime, policia: U mbyt nga ushqimi

Një 21-vjeçare ka humbur jetën ditën e hënë në Shtime, Kosovë si pasojë e mbytjes me ushqim.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se rasti ka ndodhur në “Shtëpinë e fëmijëve”, rreth orës 19:30.

“Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21-vjeçare nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj, dyshohet ngulfatje nga ushqimi”, tha ai.

Veseli shtoi se, hetuesit në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar kanë nisur hetimet.
“Me vendim të prokurorit kujdestar trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekspertizë mjeko-ligjore”, theksoi ai.

Veseli bëri të ditur se rasti është cilësuar “Hetim mbi vdekjen”.

Loading...