E trishtë! Ndahet nga jeta artisti i njohur

Artisti i famshëm i grimit AJ Crimson, një pionier në industrinë e grimit, marka e të cilit krijoi nuanca të gjera për ngjyra të ndryshme është ndarë nga jeta në moshën 27 vjeçare. Lajmin e trishtë e konfirmuan familjarët e tij.
Crimson ishte themeluesi i markës së kozmetikës AJ Crimson Beauty dhe klientët e tij përfshinin Fergie, Hilary Duff dhe Regina King.

“AJ Crimson ishte një lider në industrinë e kozmetikës që vendosi një standard bukurie që ishte i ngritur, i bukur dhe i arritshëm për njerëzit e të gjitha ngjyrave. Ne si familje jemi të thyer dhe të shkatërruar nga vdekja e tij, por mirënjohës për mësimet që ai dha për secilin. prej nesh me të vërtetën, drejtësinë dhe udhëheqjen e tij”, shkruan familja e Crimson
Një javë para vdekjes së tij, Crimson njoftoi në Instagram se po zgjeronte markën e tij.

Loading...