E trishtë! Ndahet nga jeta autorit i këngës së njohur ‘Në një portokalle moj’, Fabit Beqiri

Në një portokalle moj

të ndala une ty

lulet e limonit moj

të binin në sy

Ngrije kokën lartë moj

se më dogji malli

bjente gusha jote moj

aromë portokalli…

Këto janë disa nga vargjet e këngës së njohur qytetare vlonjate që është kënduar për vite me radhë dhe mbeten të paharruara për të gjithë ne. Autori i saj, regjisori vlonjat Fabit Beqiri është ndarë nga jeta dje.

Ja domethënia e këtyre vargjeve të bukura, si i ka rrëfyer vetë Fabit Beqiri.

“Rrugët e Vlorës kanë qënë të mbushura me limon dhe portokalle. Ne e nisnim ngacmimin te limonët dhe e vazhdonim te pemët e portokalleve, kjo ishte dhe kuptimi i agrumeve te kënga që kam shkruar për të bukurën Dashuri”, i ka rrëfyer Bitja, siç e njihnin në Vlorë.

Loading...