E trishtë/ Ndërron jetë parakohe Kapiteni i Forcave Detare, lajmin e bën të ditur Ministri i Mbrojtjes

Me anë të një postimi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka bërë të ditur lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të kapitenit të Rangut të III, Bledar Kasneci.

Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci.

Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor.

Ngushëllime familjes dhe kolegëve!

Loading...