E trishtë në Dibër, makina ngec në borë, e moshuara e sëmurë humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ditën e djeshme.

Një grua e moshuar në fshatin Limnjan ka pasur nevojë për tu transportuar në spitalin e Peshkopisë.
Përpjekja e banorëve të cilët shihen duke hapur rrugën me lopata dhe duke shtyrë fuoristradën, por në fund përpjekja rezultoi fatale për të moshuarën e cila humbi jetën dhe nuk mundi të shkonte në spitalin e Peshkopisë.

Ndërkohë sot situata duket disi e përmirësuar me ndalimin e reshjeve, edhe pse problem serioz mbetet ngrica dhe akulli.

Loading...