E urojnë për mandatin e tretë, Rama publikon videon e qytetarëve me dajre dhe klarinetë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku shihen disa qytetarë me dajre dhe klarinetë. Qytetarët me këtë video urojnë kryeministrin Edi Rama për mandatin e tretë, që e fitoi në zgjedhjet e 25 prillit.
“Mbarësi Edi Rama edhe shtetit, e gjithë Shqipëria të ketë mbarësi, Zot i tja bëjë mbarë e mirë!”, thonë ata.
Ndërkohë Rama ka publikuar videon por nuk ka shkruar asnjë fjalë, ka mjaftuar me disa emoji pozitivë.

Loading...