Brahim Ibish AVDYLI:
(Edhe një panoramë e poezive, të cilat më kanë mbetur…)
KODRA E TË VËRTETËS
Është ngritur
me shkëmbinj të bashkuar
nën suferinat e thekshme të kohërave
nën të reshurat e pandalura të errësirave
me tërmetet e nëndheshme të së pavërtetës
nëpër fluturimet e kobshme
të fjalëve të liga
e thikë përpjetë
është ngritur nëpër hapësirë
me fuqinë e artit të qetë të ndërgjegjes,
pastërtia e saj
e largon menjëherë ndyersinë
me buzëqeshjen e sinqertë e skofiare të shpirtit
duke u ngritur
si piedestal mbi shkatërrimet…
O Diell,
më prit edhe pak me durimin e zjarrtë
se arrita nëpër fjalë
të ma zgjatësh dorën tënde të Dritës!
Pjesë e padhënë deri sot për botimin e poezive të mia
– rruga dhe shelgjia ime – në Pfäffikon-SZ
UDHËTIMET E ENERGJIVE
1.
Qindra mijëra sy
të qindra mija brezave
shikimet i derdhin
mbi të njëtin liqen,
uji mund të mos jetë i njëti
sikur në të njëjtin çast
edhe pse na duket
se ëshë i ngjashëm,
janë qindra valëzime
e qindra shndërrime të ujit…
2.
Mikrobiologjia
e makrobiologjia
dëpërtojnë në miliona formash
në njëra tjetrën
edhe në mënyrën e vet
tërësisht të padukshme,
mbi botën tonë është
energjia e madhe kozmike,
pa fjalë e përcjellë
lëvizjen e jetës
brenda sferës së vet…
3.
Shumë fjalë tonat
harrohen nëpër kohë
koha përvidhet
pa dijeni
nëpër gjenerata,
njeriu nuk e di
përherë
determinimin e kohës,
ajo e mbanë
kufirin relativ
në mes jetës e vdekjes,
e të qenurit këtu
dhe qarkullimi i papritur
në jetën paralele
është medoemos
vija e shëndritshme-
udhëtimi i energjive!…
Lisi me degët e drejtuara lart – nga Rapperswili
KËNGA IME PËR LISAT
1.
Vie përditë midis maleve
të shpërlahem
me lotët e dhembjes së shpirtit
prore kam ikur
nga orteqet e qenieve të llumit
midis sheshit të qendrës,
nuk e marrin seriozisht
Coronën e viteve
të ngjallur sërish
mbi diapazonet e frymëmarrjes sonë
nëpër fluturimet e befta
rrugës së Zotrave!
2.
Nga letra ime
dalim përgëdhelljet me zemër
sepse nëpër fletën time i vizatoj
pikëllimet e pranverave,
lulet po çelin
ngadalë dhe fare pa fjalë
natyra lëviz
nëpër sytë e padukshëm të ditëve
e pranë lisave të gjatë
i lë të rritet bari i fjalëve
mbi sipërfaqe
ashtu
gjatë përtërirjes
krejtësisht të gjelbërt!
3.
Kah qielli
degët e tyre i drejtojnë Lisat
e me vete i marrin
ndjenjat e mia
në zemrën time
rrënjët e tyre
thellë i kanë
e nuk e di mirë
çdo do të thonë për vargjet
Zotrat e mëdhenj,
valaviten drejtë tyre
medimet e mia
me të gjitha dhembjet e njeriut
të ngarkuara nëpër degë,
klithi pa pushim
“o lisa të një rinie të paharruar”,
këndova
apo qava mjaft pranë jush
me një copë Dielli të çelur në shpirtë
për ditët e gastarta
si loti i këngëve të mia,
nëse i kuptoni
të gjitha këngët e kënduara
do të mbeteni
lisa të gjelbërt mendimi!
Një kolazh i fotografive të Adem Demaçit – me rastin pas vdekjes – nga biblioteka kombëtare…
EPOKAT E REJA
NUK DO TË THIRREN PA TY
Bacës Adem,
me rastin e kalimit në përjetësi!…
1.
Kur i numroje
çastet e rënda të burgut
e dhunën e pandalur
në udhëkryqin e rrugëve
përcillja me lotë Orën e Madhe,
e një rreze Dielli
shpërthente
nëpër sytë e një shqiponje-
fluturonte rrebtë
në qiellin e pa skaj
të L I R I S Ë!
2.
Atëherë
e kuptoja mirë
njërën anë të përpëlitjeve
kthinave pa dritë
të burgjeve serbo-sllave
në vitet më të rënda
të shekullit,
Ti ishe
busolla e parë
e matjes
së epokave tona!
3.
Shqiptarinë
si fëmijë
e kishe nën dorën qetësuese
derisa po qante
pa shpresë
ndër padrejtësitë,
e pëlcitëm
nëpër të gjitha demostratat
protestat e tubimet-
shpiem kudo
portretin e rrezeve tuaja
nëpër epokat
apokaliptike.
4.
U ndala në një dhomë
të përlotem bacë
si nuk munda të shkruaj
vetëm edhe një varg,
të ngrehnim emrin tënd
mbi kohërat,
kur rastësisht
më buzëqeshe TI-
engjulli martir
i varur në fotografi!
Një pamje e shenjës së UÇK-së – me duart tona të zgjatura…
5.
Qesha
me lotë të tharë
nëpër apoteozat e ditëve
dhe e kuptova
se të kisha TY
të pandarë kudo
shtegëtimeve të mia
e katrahurave
të dhembjes!
6.
Midis meditimeve
e kapa zemrën
ngjeshur me dorë
derisa e shikoja
lartë flamurin
kur papritmas
shëndrite
në mes të saj
e përsëri e kuptova
pjesën e dytë
të vargut peng-
kaherë të kisha ndryrë
në zemrat tona!
7.
Prej kohësh
ia behën thirrjet tua
e dilnin nëpër gojën tonë,
brohorisnim kudo
dhembjet e gëzimet tona
derisa erdhi momenti
të kaloje
pas dritës së Diellit,
Lavdi përgjithmonë
o Bacë-
të thamë,
sepse
epokat e reja
nuk do të thirreshin
kurrë pa ty!…
Detaj nga shëtitjet i vetëm e mërzitur nëpër qytet…
PRANVERA E VITEVE
Në formë rikujtimi për pranverën e vitit 81
dhe demonstratat gjithëshqiptare nëpër Evropë…
1.
Si duket
dridhjet e kohërave
nga e kaluara në të ardhmen
pjesët e ditëve i ndajnë
e nëpër hapësirë
deri në infinitin e panjohur
shkon
flaka e mendimeve-
pravera na digjet
nëpër vargje!…
2.
Pragu i lirisë
më vjen dhimshëm,
befas jam ndarë
nga prangat e jetës
në vitin shtatëdhjetë e nëntë
e tetëdhjetë e njëshi
na zuri nëpër botë
të trodisnim ndërgjegjen e shukatur
pak prush të lirisë
të na lejohej
për vatrën e sfilitur!…
3.
Asnjëherë nuk e kishim
kurrë më të copëtuar
qenien kombëtare-
Çamëria digjej
nëpër zjarrin e pashaur
të etjes së parë,
ndarë ishte nga vendi
me briskun e prishtë!
4.
Meqedonia
qe shpërfillur
nga origjina e vet
e Shqipja e gjakosur
mezi shpëtonte
pa pendla
dikund në një shpellë,
kryqytetin e Dardanisë
e grabitën konglomeratët
e gënjeshtrave të pafund
pyesnin shpopullimet
ç`është plisi i bardhë!…
Dielli dhe shqiponja në fluturim – e deti – për poezitë e mia…
5.
Njëqind mijë hijena
e thithnin gjakun
kudo në Kosovë,
Nishi
kishte dalur nga lëkura
e nxirrej
i panjohur prej rrënjësh,
shpërngulej nga dhuna
vritej nga pabesia
e fëmijët
zhdukeshin
nga frymëmarrja e lirë!…
6.
Çka kemi për të thënë
në këtë shkrim të revoltës-
Tregu i Ri
ishte zgjuar jermisht
e vidhte pa pushim
jetën plot vuajtje
nën çadrat e huaja,
e një Mal pat mbetur
tërësisht i Zi
nëpër shkrepat e dhembjes
nga vrasjet e vjedhjet
pa ndenjën e lirisë!…
7.
E keqja
na u rittë
edhe midis nesh,
kush i njeh
bijtë e lindur
nga pritja shekullore,
ditës sonë t`i prijnë
e t`i bashkojnë
copat e dhembjes
në një kopsht drite!…
8.
Nuk u përplasa për tituj
për poste të larta
me nga një rreze drite,
katërdhjetë e një vit shkuan
pa e gëzuar shpresën
për një ditë të bardhë,
nga fukoma e dredhive
pa e qetësuar
zemrën-
një vorbull të viteve!
9.
Tani
po i vie fundi
i dridhjeve të kohërave,
duhet menduar
se a i kemi lënë vend
sofrës së madhe,
të gjithë bijtë e Diellit
të ngrisnim
nga një gotë rrezesh
vetëm me buzëqeshje
të jetë
pranvera e viteve!…
Fotografi nga liqeni – pjesa e dytë
JAM MËSUAR ME ZHBËRJE
Jam mësuar me zhbërje
me përjashtimet e lënien mbrapsht
me daljet e kthimet nga shteti artificial
sepse artificialiteti
qenka prioritet i shetësisë.
Shtetësia e bashkuar e të qenurit zero
i ka zerot e gatshme për dhuratat e saj
nga mbledhja prej zeros së vogël
e deri te zeroja simbolike,
nga mohimi në mohim
deri në mohimin satanik të përdaljes!…
Edhe mbrenda më fusin
në burgjet e paqena të dhembjeve
kështu që ndodhet e liga e shumëzuar në limit
sa për djalin apo djalin e djalit tim,
më vëlla e paskan shkaun e zi se sa mua
të nxjerrur nga mestoka e padijes
e të përkthyer djallëzisht në engjull!…
Zotin e thërras
por ma sjellin të veshur jevigjit,
njëmijë vrima ndjenjash shtazarake
i paska prej ballit të çështjes e deri pas vetes,
më dukej se isha i dërguar prej Zot-Merkurit
në tragji-komedinë jetike të përkohshme
e asnjë të ligë nuk guxoj që ta bëj
që të më thërrasin legjendar përjetmesh!…
Në informatikën e fshehtë
duket se pesëdhjetmijë fëmijë i prishkan në një vit,
brenda këtij bashkimi bastard gufojnë
ndjenjat satanike
e vendin e quajnë vend të Zotit
por Zoti i Madh nuk duket fare gjëkundi
dhe më gllabit tërësisht neveria!…
Në vend të Zotit qenka kryemadhi i djajëve
atëherë del lakuriq edhe përkatësia
si në një lojë shtazarake të përrallave
ku, në çdo fund, e hanë Kryepersonazhin
me gajasje të liga sikur hanë darkë!…
Kaq vjet i bëra
në këtë strofull të vuajtjeve
i rashë rrotull e rrotull sheshit të hijenave
nga një dëm i madh pësimesh u shtua
në vorbull të shpirtit të mbledhura…
Në fund,
u mësova me zerrot e zhbërjet
e një ditë, papriturazi
do të zhbëhem
edhe nga lista e të qenurit-
jam shpirt i pastërt
por në shëmbinj të pamundësisë!…
Fotografi personale – nga kohët e fundit
E U ROPA
1.
E u ropa-
copa më ra
zemra e shkretë
dhe fjala,
në diakroni
verikalisht
deri te kau i zi
apo Luziferri
mbërrina,
sinkroninë e dëgjova
që po ushtonte
te njerëzorja
në pa kufi…
2.
Sindromë apo lot
është fjala e pavërtetë,
a ka gjë më të gjërë
se shpalimi-
iu rashë
mija vjeçarëve
nëpër hapësirë
dhe u treta
si fluskë pluhuri
para erërave
nëpër dije…
3.
Dikur,
u ula këmëkryq
në qendër të shpikjes
së laboratorëve të fjalës
dhe thirra
që prej gjenezës
EUROPË!