Mediat italianë shkruajnë se tashmë gjithçka është e qartë dhe prokurori i cështjes ka në dorë dëshminë edhe të vetë gruas italiane, sot 64 vjecare, e cila ka thurur gjithë planin për të marrë h*k ndaj shqiptarit që e la.
Për të kanë h*k, gruaja, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, ka pritur më shumë se një vit, duke kërkuar pëlqimin e bosit në Riesi, vendin e saj të origjinës, në provincën e Caltanissetta.
Aty pajtoi edhe ata që do të bënin ekz*kutimin e shqiptarit. Gjithcka ishte planifikuar, Astrit Lamaj u josh në Muggiò, nën pretekstin e shitjes së një sasie dr*ge. Por, sapo erdhi, ai u rrethua nga disa njerëz, u rr*h, e mb*tën dhe me pas për të humbur gjurmët e mur*sën në murin e vilës, e cila ishte në rikonstruksion e sipër.
Prokuroria thotë se autorët e vr*sjes janë të lidhura me qarqet maf*oze, në Brianza, që kanë lidhje të ngushtë, edhe pse jo të lidhura drejtpërdrejtë me Cosa Nostra.
Gruaja, e cila për 30 vjet ka jetuar në Genoa, ka vepruar me ftohtësi befasuese. “Edhe pse e njihte vëllanë e v*ktimës, i cili nuk po linte gur pa lëvizur për të mësuar rreth fatit të Astritit, ajo nuk nxori asnjë fjalë”- thotë prokurori.