E zbuloi qeni antidrogë, kosovari kapet në aeroport me 40 kg suxhuk

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtarë të Newark , SHBA.

Mediat e huaja raportojnë se një qytetar nga Kosova, është kapur me 40 kile suxhuk në aeroport. Ai është nxjerrë zbulur nga qeni i antidrogës i quajtur Kody, i cili ka nuhatur diçka të dyshimt në valixhe.
Kur stafi ekzaminoi vaklixhet, brenda saj gjeti 40 kile suxhuk.

“Importimi i mishit të derrit, megjithëse në dukje i parrezikshëm për publikun e gjerë, mund të shkaktojë dëme të mëdha në ekonominë dhe industrinë tonë bujqësore,” shkroi në një deklaratë Troy Miller, Drejtori i Operacioneve.

Kosovari mesa duket i pavetëdijshmë ka deklaruar se ishte sallam shtëpie dhe nuk e dinte që nuk lejohej. Kjo e ka shpëtuar atë nga një dënim apo gjobë.

Loading...