EBA – Një britanik dënohet me burgim të përjetshëm për spiunazh

Britaniku, Matthew Hedges u dënua të mërkurën me burgim të përjetshëm nga gjykata federale e Abu Dhabit për spiunazh në përfitim të një vendi të huaj, njoftoi një zëdhënëse e familjes së tij, ndërsa Londra shprehet “thellësisht e tronditur”.

Docenti në universitetin Durham, në verilindje të Anglisë, u ndal në aeroportin e Dubait më 5 maj, pasi kishte vajtur në Emiratet Arabe të Bashkuara për të zhvilluar takime mbi politikën e huaj dhe strategjinë e vendit në aspektin e sigurisë.

“Ne mund të konfirmojmë se ai u dënua me burgim të përjetshëm”, deklaroi zëdhënësja.

“Seanca zgjati më pak se pesë minuta dhe avokati (mbrojtës) nuk ishte i pranishëm”, shtoi ajo.

Sipas medias së EBA-së, Hedges ka 30 ditë kohë për të çuar në apel këtë vendim.

“Jam thellësisht i tronditur dhe zhgënjyer”, ka reaguar nga ana e tij ministri britanik i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt. /atsh

Loading...