Pas aplikacionit të WhatsApp, edhe Messenger u jep mundësi dërguesve të penduar që fotot që dërgojnë gabimisht ose pa i menduar gjatë mund t’i anulojnë para se marrësi t’i shohë ato.
Përdoruesit do të kenë 10 minuta kohë për ta rishikuar atë, mbas kësaj nuk mund të fshihet më.
Mundësia e eliminimit të mesazheve ishte njoftuar nga FB që pranverën e kaluar, pasi disa gazeta kishin zbuluar se Mark Zuckerberg dhe menaxherët e tjerë të FB, ishin në gjendje të fshinin mesazhet e dërguara në Messenger, një mundësi që nuk u jepej përdoruesve.
Vetëm në këtë mënyrë rrjeti social siguroi përdoruesit që në të ardhmen ky funksion do të ofrohej për të gjithë./atsh
Loading...