Edi Paloka thotë se kryeministri Edi Rama urrehet nga masa më e gjerë e popullit.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, gjykon se shqiptarët duan një kryeministër normal duke paralajmëruar rrëzimin e këtij kabineti qeveritar.
Duke komentuar prezantimin e Safet Gjicit në Kukës si kandidat për kryetar bashkie, Paloka deklaron se Rama ishte i veshur me antiplum për shkak të frikës që ka.
Ndër të tjera ai shkruan: “Rama i veshur me antiplumb, mblodhi me detyrim administratën deri tek nxënësit në Kukës, për të zbrazur urrejtjen ndaj shqiptarëve. Nuk mund te qendrosh me kryeminister i nje populli qe te urren dhe e urren.
Dje ne Kukes, edhe pse solle mijera forca, perfshi forcat speciale, u ngjeshe dhe me antiplumb dhe prape nuk guxove te ballafaqoheshe me qytetaret por mblodhe me detyrim administraten e deri nxenesit e shkollave me canta ne krah, per te zbrazur urrejtjen tende per shqiptaret.
Nuk te duan me, jo kuksianet por shumica e shqiptareve.
Kjo nje njeri normal do ta bente te reflektonte por nje si ty e terbon.
Ndaj do vazhdosh edhe pak te zbrazesh urrejtjen dhe arrogancen tende ndaj qytetareve, sic ke bere ne gjithe Shqiperine e dje ne Kukes.
Por nje gje eshte e sigurte, njerezit kane nevoje per nje qeverisje dhe nje kryeminister normal, prandaj po te perzene kudo qe shkon me bisht nder shale.
Jane qytetaret e vertete e normal te ketij vendi. Asnjeri prej tyre nuk eshte i droguar. I vetmi i droguar dje ne Kukes ishe ti Edvin…”, shkruan Paloka.