Edi Paloka: ‘Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama’

Nënkryetari i PD, Edi Paloka publikoi një video në “Facebook” që sipas tij, tregon se kriza në vend lidhet me kryeministrin Edi Rama.

Për Palokën, Shqipëra nuk është as Siri, as Venezuelën, por ka numrin më të madh të azilkërkuesve në BE.

“Rama vazhdon te thyej rekordet e zeza qe ka vendosur vete.

Shqipëria nuk është në luftë si Siria, nuk është në përplasje civile si Venezuela, nuk ka konflikte si Afganistani apo Iraku, por rezulton e para për azilkërkues në Bashkimin Europian.

Kriza tek ne e ka emrin Edi Rama. Krahasimet në video nuk u lënë shumë vend fjalëve.”

Loading...