Edi Paloka: “Kur dëgjoj Erion Braçen që flet me pasion për ligjin, kujtohem që nuk hapi asnjëherë gojën për kolegët trafikantë droge, vrasës, përdhunues”

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, përmes një postimi në facebook, i është përgjigjur zv/kryeministrit Erion Braçe, pasi ky i fundit ka komentuar protestën e opozitës, e cila do të mbahet sot pasdite.

Paloka i drejtohet duke i thënë që të flasë për kolegët trafikantë, përdhunues, ndërsa i kujton Bandën e Lushnjes së Aldo Bares.

”Kushdo që del kundër vullnetit plebishitar për zgjedhje të lira e të ndershme, pa lodrat e krimit në qeveri, do të mbajë përgjegjësi personale! I vetmi lehtësim që mund t’i bëjmë Braçes është që ta vendosim në qelinë fqinjë me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren”,-shkruan Paloka.

Postimi i plotë

Kur degjoj Erion Braçen qe flet me pasion per ligjin, kujtohem qe nuk hapi asnjehere gojen per koleget trafikante droge, vrases, perdhunues dhe me vjen te qesh.

Kur Braçe ben si i virgjer me ligjin, kujtohem qe ishte altoparlanti i pare i Edi Rames, qe e beri mushkonje Myzeqeje avionin e droges ne Divjake.

Kur Braçe ve doren ne zemer per ligjin, kujtohem qe ky ka miratuar koncesionet e klienteve te Edi Rames. Por me shume argetohem, kur sherbetori i Bandes se Lushnjes, na flet per burgun.

Erionet dhe braçet e Edi Rames duhet ta kene te qarte se koha kur bandat e tyre vendosnin se kush i fiton zgjedhjet, ka marre fund!

Kushdo qe del kunder vullnetit plebishitar per zgjedhje te lira e te ndershme, pa lodrat e krimit ne qeveri, do te mbaje pergjegjesi personale!

I vetmi lehtesim qe mund t’i bejme Braçes eshte qe ta vendosim ne qeline fqinje me Enver Dondollakun dhe Aldo Baren.

Loading...