Edi Paloka sulmon me solucion kimik Edi Ramën

Ndërkohë që Byroja e Kuvendit e përjashtoi me 10 ditë deputetin e PD-së, njëherazi nënkryetarin e Parlamentit, Edi Paloka, reagon me deklaratë zyrtare Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit.

“Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”- thote Policia dhe Garda.

Reagimi i Gardes së Republikës dhe Policisë së Shtetit

Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama.

Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka
(shqiperiaime)

Loading...