Kryeministri Edi Rama, thotë se marrja prej tij e mandatit të deputetit në Durrës nuk do të ndikojë aspak në raportin e veçantë që ka me Vlorën.
Rama thotë se Durrësin e zgjodhi pasi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri në atë qytet dhe gjithë Shqipërinë.
“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt”, shkruan Rama.
Zoti Rama ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin për të përfaqësuar Durrësin, duke i hapur vendin në Vlorë kandidates Teuta Rama.