Kryeministri Edi Rama mbledh sot kryesinë e Partisë Socialiste. Pjesë e axhedës së diskutimeve do të jenë tema të rëndësishme duke nisur nga bilanci politik tek ai i qeverisjes.
Gjithashtu vendimet që do të marrë sot kryesia e PS-së do të diskutohen pas katër ditësh në Asamblenë Kombëtare, e cila do mbahet me 28 dhjetor.
“BalkanWeb” mëson se mbledhja e Kryesisë së PS-së do të nisë në orën 09:00. Mbledhja e fundit e kryesisë u zhvillua me 7 shtator, ndërsa në fokus të saj ishin diskutimet për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 30 qershor, saktësisht pas 6 muajsh.
Kjo mbledhje vjen pas pushimit të protestave të studentëve, të cilët protestuan për më shumë dy javë para ministrisë së Arsimit dhe kryeministrisë, duke kërkuar plotësimin e 8 pikave.
Pavarësisht ftesës për dialog nga shefi i qeverisë, studentët nuk kanë pranuar një ofertë të tillë duke u shprehur se pas pushimeve do të rikthehen sërish në rrugë.
(n.m/BalkanWeb)