Edi Rama: “Më vjen të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”

Më vjen të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”, u shpreh sot Kryeministri Edi Rama.

Rama komentoi sjelljen e opozitës në sallën e Kuvendit, ku kjo e fundit u rikthye pas bojkotit disamujor.

“Për vezët e për glasat e kotecit të Saliut unë rroj 1 mijë vjet, po më vjen të qaj për shthurrjen verbale, që ai dhe kakërdhitë e tij u kanë ngjitur plot të rinjve dhe të ulëras për Shqipërinë, që turpërohet ekraneve të Europës me pamjet e parlamentit të kthyer në një show pularie”, u shpreh Rama./atsh

Loading...