Lulzim Basha tha mbrëmë se po përgatitet arrestimi i Vangjush Dakos, por shtoi se Rama nuk shpëton.
Nga Lushnja, kryeministri iu përgjigj Bashës, ndërsa sulmoi edhe Kryemadhin.
“Ata qorra që i binin me kokë murit të kryeministrisë, nuk kanë ci bëjnë as murit të kryeministrisë as qeverisë, po ri kanë rënë këmbëve, ekonomisë. Kujt i shkoni prapa, Lulit?!
Jo ata i shkojnë, pasi Luli i shkon prapa Monikës, edhe këtu në Lushnje ëshë vendi i duhur për të thënë.
Monika që thotë o Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Po të merrej Zoti me zgjedhje, Monikës do i kishte rënë rrufeja, larg qoftë.
Ikën florinjtë, por ruaj xhepat po pe Monikën. Del luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit… Mos… Duhet të bëjmë çmos që tu hapim sytë atyre që i bien murit me kokë për Lulin.
Është dëm për demokracinë të kesh një opozitë kaq të çoroditur. Apo do të dalë ai do i gjuajë me shiringë parlamentit?!! Cfarë do të bëjë, asgjë” ironizoi Rama.