Pas arrestimit të 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve nën akuzën e evazionit fiskal, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se ulja e taksave synon dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.
Po ashtu ai pohoi se arrestimi i një dyzine shkëlësish është mesazh i qartë: ‘Mos luani me taksat se ju gjen belaja’.
“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja👊”, shkruan Rama.
(BalkanWeb)
Loading...