Edi Rama: “Ne vijojmë rrugën për fitimin e betejës së radhës në Qershor të vitit 2021”

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë komunikimit me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes me kryesinë është pyetur nga gazetarët lidhur me deklaratat e bëra nga Preidenti Meta dhe kryetarje e LSI-së Kryamadhi për planin që sipas tyre kishte kryeministri për ‘zhdukjen” e partisë së dytë më të madhe opozitare.

Rama i përgënjeshtroi këto deklarata duke thënë se eleminimin opozita e ka zgjedhur vetë.

“Për fat të keq të atyre që ende e besojnë këtë opozitë, nuk ka nevojë për eliminimin e saj dhe për plane sepse ajo është në një rrugë eleminimi që e kanë zgjedhur vetë.

Por ajo që është e rëndësishme për ne është t’ju qëndrojmë besnik të gjithëve, edhe atyre që na votuan edhe atyre që nuk na votuan. Historitë me 7×7 bëjnë 42, ia kemi lënë opozitës. Ne vijojmë rrugën për fitimin e betejës së radhës në Qershor të vitit 2021. Për zgjedhjet brenda partisë do të diskutohen gjatë asamblesë kombëtare”, tha Rama.

Keni menduar për një emër të ri presidentin që do të zëvendësojë presidentin aktual? Ishte një tjetër pyetje që iu adresua kryeministrit.

“Nuk është kjo ajo që është më e rëndësishme. Kam, thënë gjithmonë se jam tre lëvizje para por kjo do të ndodh hap pas hapi. Ende nuk ka përfunduar procesi”.

11 prokuror e kanë dërguar çështjen në Strasburg?

Rama: Nuk kam asnjë koment dhe qëndrim, për aq kohë sa Reforma në Drejtësi zbatohet në përputhje me kriterret e parashikuara në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtar, ashtu si edhe me zgjedhjet e 30 Qershorit, ne do të vazhdojmë përpara.

Loading...