Edi Rama: “Në zgjedhje ata i mundim në gjumë”

Kryeministri Edi Rama pas Kurbinit ka udhëtuar drejt Mirditës për t’u takuar me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 30 qershorit.

Teksa foli për punën e bërë në Mirditë nga kreu i Bashkisë, Gjergj Ndreca, Rama hodhi akuza të forta për opozitën duke theksuar se ajo ka frikë nga zgjedhjet dhe nga reforma në drejtësi.

“Katër vjet kanë treguar jo me fjalë, por me vepra se sa e drejtë ka qenë vota për Gjergj Ndrecën. Ata kanë ngelur rrugëve, njësoj si rrugët që i lanë rrugëve. Shqipëria nuk mund të turpërohet në sytë e të gjithë botes. Një forcë politike çmendet dhe kërcënon popullin.

Të gjithë shqiptarët të mendojnë si njerëz që jetojnë në këtë vend, që kanë familjet dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre këtu. Ne jemi në këtë fushatë zgjedhjesh me një kundërshtar, i cili nuk do zgjedhjet. Një fjalë në tre e kanë: vjedhje, vjedhje, vjedhje, sa herë që shohin një punë iu duket vetëm vjedhje. Ata janë qorrat më të mëdhenj. Ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne nuk ka”-tha Rama.

Gjithashtu shefi i qeverisë u ndal edhe tek çadra e Partisë Demokratike në vitin 2017, ku për të cilën tha se PS-ja i dha gjithçka që kërkoi Lulzim Bashës. Ai foli edhe për gazin e hedhur në protestë, ku shtoi se sasai e gazit është blerë në kohën e tyre dhe pretendimet e opozitës nuk qëndrojë aspak.

“Ata janë pak dhe do të jenë përditë e më pak, sepse njerëzit kanë mërzi, kanë shqetësimi dhe ankesa, revoltë dhe që i ndjekin pas do t’i braktisin çdo ditë. Ata kanë marrë fund moralisht dhe nga mendtë e kokës, ata janë dembelë të mëdhenj dhe Shqipëria nuk ka pasur më parë kaq dembelë.

Ky që drejton revolucionin imagjinar. Ky drejtoi Tiranën dhe katër vjet sahati i Tiranës nuk punoi. Atij nuk i lëviz ora. Ky i paaftë nuk di të drejtojë.

Kanë frikë nga zgjedhjet dhe e dinë se humbin. E mora për dore këtë njeri dhe i thashë: Ku po shkon. I thashë ktheu dhe të bëjmë diçka për vendin. Ia dhashë të gjitha që kërkoi. Këta kanë dhënë edhe leje shtatzënie për kriminelë për të trembur njerëzit.

I mori të gjitha që deshi dhe ishin zgjedhjet më të qeta që janë bërë ndonjëherë. Iku me pushime dhe u kthye dhe filloi prapë historia.Gazi është blerë në kohën e tyre, është blerë në vendet demokratike dhe që e përdorin për protesta. Kurrë mos u kthefshi.

Ne do të ikim kur të vendosë populli. Mos u merrni me ikjen tonë, sepse po ikni në drejtim të paditur. Në zgjedhje ata i mundim në gjumë”-tha ai.

Loading...