Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po sheh mundësinë që të rishikohet fatura e energjisë elektrike për ata abonentë familjarë që harxhojnë shumë.
Rama nuk dha detaje në lidhje me fashën e harxhimit, por theksoi se ky është një detaj që po merret në konsideratë.
“Do t’i heqim nga mbrojtja e plotë familjet që harxhojnë shumë energji elektrike se jetojnë në kushte të mira, por ato janë shumë pak. Për momentin, asnjë familje nuk ka rritje të energjisë elektrike, po ashtu edhe bizneset e vogla.
Por, ne nuk duam që ajo mbështetje që po japim tani, të na duhet ta përsërisim edhe pas tre muajve”, tha kryeministri duke bërë kështu një njoftim shumë të rëndësishëm sa i përket çmimit të energjisë elektrike për një pjesë të familjeve.