Edi Rama: “Nuk kam kohë për të folur për Presidentin e Shqipërisë”

Kryeministri Edi Rama pas takimit në Bruksel me presidentin e KE, Jean- Claude Juncker u shpreh se jo të gjithë janë të vendosur si Jucker për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

Ai kërkoi nga vendet e BE-së që ti jepnin Shqipërisë një dritë të gjelbër dhe të vlerësonin reformat që Shqipëria i kishte çuar përpara.

Kur u pyet për deklaratat e sotme të presidentit Meta, se pa një dekret të tij nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri, Rama refuzoi t’i përgjigjej.

Ai tha se për presidentin e Shqipërisë do të fliste në një moment tjetër. “Nuk kam kohë për të folur për Presidentin e Shqipërisë.

Do të kemi kohë për këtë”, tha Rama kur u pyet nga gazetarët shqiptarë në Bruksel.

“Zoti president jam mirënjohës për atë që kemi bërë sëbashku, me komisionin, me ju, në të mirë të reformave. Rekomandimi i KE për çeljen e negociatave për Shqipërinë, është një pikëpamje pozitive për njohjen e rezultateve pozitive për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Jo të gjithë janë të vendosur kështu si jeni ju, apo pjesa më e madhe e Europës. Ka ardhur koha që BE të njohë meritat tona dhe të ndezi dritën e gjelbër për bisedimet, që nuk është fundi por një proces që do të kërkojë kohë dhe durim.

Ne nuk i bëjmë këto se na e kërkoi Brukseli, por e bëjmë për të mirën e vendit dhe fëmijëve tanë, për atë se si duhet të jetë Shqipëria në brezat e ardhshëm,” u shpreh Rama.

Loading...