Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se mëngjesin e sotëm ka organizuar një mbledhje me ekipin qeveritar për pasojat e luftës në Ukrainë në vendin tonë.
Rama bën të ditur se tashmë Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.
“Kryeministria – Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.
Kujtojmë që sot në orën 11:00 është njoftuar një protestë masive para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Loading...