Kryeministri Edi Rama ndodhet në qytetin e Roskovecit, ku ka prezantuar kandidaten e Aleances per Shqiperine Europiane, Majlinda Bufi, që synon një mandate të dytë.
Kreu i qeverisë nuk la pa akuzuar edhe opozitën, e cila sipas tij po bën gjithçka për të bllokuar hapjen e negociatave të vendit me BE-në.
“Ose e bejme ne socialistët ose askush tjetër”, deklaroi fillimisht Rama.
“Kokë fortësia jonë për të qëndruar të patundur për zgjedhjet lidhet me bindjen se duhet çuar deri ne fund puna qe kemi nisur per të ndërtar një shtet ligjor.
Duhet cuar deri në fund puna që duhet nisur.
Koha e të paprekshmëve ka mbaruar. Kokëfortesi për të cuar deri në fund që ta ulim shqipërinë në nëgociata me BE. Te gjitha këto janë të lidhura bashke ata që kanë ikur nga zgjedhjet, janë rrugëve duke bërë çdo përpjekrje për të marrë peng zgjedhjet dhe për ta berë copash imazhin e Shqipërisë në Europe”, deklaroi Rama, që shtoi se Reforma në Drejtësi do ti jap fund ‘pazareve politike’.