Edi Rama: “Politika qorre e një opozite pa vizion,pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pasqyrimit të protestës në mediat e huaja.

Sipas kryeministrit politika qorre e opozitës, nuk bëri asgjë tjetër vetëm se goditi Shqipërinë në sytë e botës.
Ai e ka quajtur si trishtim dhe shëmti, faktin se vendi ynë u turpërua.

Për Ramën me këto qëndrime opozita i dha sebepe Europës që të mos hapë negociatat për vendin tone.

“Çfarë trishtimi e jehona e shëmtisë së djeshme nëpër mediat e dynjasë! Politika qorre e një opozite pa vizion,pa program, pa lidership, nuk i bëri asgjë dot qeverisë po goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material të tërë atyre që duan sebepe kundër negociatave me BE #TURP”, shkruan Rama.

Loading...