Pas vdekjes së kompozitorit, Avni Mula në moshën 92-vjeçare ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama.
Ai poston një foto bardhë e zi të kompozitorit ndërsa i jep dhe lamtumirën.
“Lamtumirë, u prehsh në paqe”-shkruan kryeministri, Edi Rama.
Lajmin e vdekjes së kompozitorit dhe artistit me zë, Avni Mula e bëri të ditur vajza e tij, Inva Mula,
Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike.
Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.
Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.
Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”./lajmiifundit.al